Shtetet e Bashkuara dënojnë ” hyrjen e fundit ” të Rusisë në Ukrainë, megjithatë shprehen të hapur për rrugët diplomatike me qëllim “parandalimin e zhvillimeve të mëtejshme të konfliktit “, tha Sekretari i Mbrojtjes i SHBA, Lloyd Austin.
“Hyrja e fundit ruse kërcënon paqen, sigurinë dhe prosperitetin e Ukrainës dhe komunitetit transatlantik ,” tha Austin teksa mirëpriti Ministrin e Jashtëm ukrainas, Dmitry Kuleba në Pentagon.
Presidenti rus Vladimir Putin ka akoma kohë të shmangë “luftën” , tha Lloyd Austin në fillim të bisedimeve me Dmitry Kuleba.
“Putini mund të shmangë ende një luftë të plotë, tragjike,” tha Austin Kuleb, duke shtuar: ” Ne do të vazhdojmë të punojmë ngushtë me ju dhe të qëndrojmë në koordinim me aleatët dhe partnerët tanë në përpjekje për të gjetur një mënyrë për të parandaluar konfliktin.”
Lexo edhe:Biden “dhëmbë për dhëmbë” me Rusinë, autorizon forca dhe pajisje ushtarake shtesë në Evropë
“Mbështetja e Shteteve të Bashkuara për vetëmbrojtjen, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës është e palëkundur ,” tha ai, duke shtuar se ai përshëndeti “përgjigjen e matur” të Kievit ndaj “agresionit, provokimeve dhe akuzave të rreme” të Rusisë ./abcnews.al/