Bisedimet nuk kanë qenë të lehta, nisur nga rëndësia që Brozovic ka te ky Inter. Në këto kushte zikaltrit ia kanë plotësuar kërkesat financiare, që zbulohen nga Gazzetta dello Sport.
Mesfushori kroat ka rënë dakord të firmosë deri më 30 qershor 2026. Brozovic do jetë një nga më të paguarit tek Interi, pasi do të përfitojë 6 milionë euro në sezon dhe 1 milion të tjera mund t’i marrë përmes bonuseve. / abcnews.al