Ministri i Jashtëm i Ukrainës thekson nevojën për sanksione të ashpra

schedule03:16 - 22 Shkurt, 2022

schedule 03:16 - 22 Shkurt, 2022

Dmytro Kuleba, ministri i jashtëm i Ukrainës, tha se ka folur sërish me Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Antony Blinken, përpara një takimi në Uashington. “Tema kryesore: sanksionet. Theksova nevojën për të vendosur  sanksione të ashpra ndaj Rusisë në përgjigje të veprimeve të saj të paligjshme,” shkruan ai në Twitter.

Presidenti Zelensky theksoi në fjalimin e tij televiziv më herët se Ukraina do të kërkojë më shumë sesa thjesht të flasë raporton “BBC”. “Është shumë e rëndësishme të shohim tani se kush është miku dhe partneri ynë i vërtetë dhe kush do të vazhdojë të trembë Federatën Ruse me fjalë,” tha ai. / abcnews.al