Barcelona fitoi mbrëmjen e djeshme kundër Valencias. Një triumf që ka lumtur pamasë stafin e katalanasve, të cilët pozicionohen në vendin e 4-të në tabelën e La Liga, vend ky që të çon në Champions League.
Pas ndeshjes, trajneri dhe stafi i tij kanë pritur lojtarët në dhomat e zhveshjes për t’iu uruar atyre për fitoren
Ai u përqafua dhe kishte fjalë lavdëruese për të gjithë: Auba, Mingueza, Eric, Nico, Luuk, Dest, ndërsa për Pedrin i cili sapo hyri në fushë si zëvendësues kishte një mesazh për të.
“E shikon si duhet të gjuash”, është dëgjuar t’i thotë tekniku spanjoll.
Pierre-Emerick Aubameyang në fakt pranoi golin nga gjuajtja e Pedrit, pasi kishte bërë një devijim, duke realizuar kështu het-trik.
/f.a/abcnews.al