Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka njoftuar të gjithë qytetarët shqiptarë që duan të udhëtojnë drejt Holandës për rregullat e reja që pritet të hyjnë në fuqi nga data 25 shkurt.
Prej kësaj date do të hiqet kushti për karantinën e detyrueshme për të gjithë ata që shkojnë në Holandë pas qëndrimit në një shtet të Europës ku përfshihet edhe Shqipëria.
Ata duhet të kenë me vete certifikatën e vaksinimit dhe testin negativ ndaj COVID që duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit.
“Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton rregullat e reja të vendosura nga Holanda për udhëtimet drejt këtij vendi. Nga data 25 shkurt 2022, të gjithë personat që udhëtojnë drejt Holandës pas qëndrimit në vende jashtë BE, përfshirë Shqipërinë, nuk janë të detyruar të vetëkarantinohen pas mbërritjes.
Dokumentacioni i nevojshëm për udhëtimin përfshin: Certifikatën e vaksinimit, si dhe testin negativ ndaj COVID-19 (PCR ose antigjen). Testi negativ PCR duhet të jetë jo më i vjetër se 48 orë para udhëtimit, ndërsa testi negativ i antigjenit jo më i vjetër se 24 orë përpara nisjes’, thuhet në njoftim.
Shko KËTU për të mësuar kushtet për çdo shtet
/abcnews.al