Tabaku sherr me Felajn pas padisë në SPAK: Pusho, pusho po të them se do të nxjerr jashtë

schedule10:59 - 21 Shkurt, 2022

schedule 10:59 - 21 Shkurt, 2022

Kryetarja e Komisionit Hetimor Jorida Tabaku i është përgjigjur përfaqësueses socialiste Ermonela Felaj pas padisë që kjo e fundit ka paralajmëruar në SPAK për zonjën Tabaku.

Sipas Tabakut, kallëzimi i njëjtë siç bëri Felaj është bërë edhe nga Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Mes të tjerash një debat i fortë është zhvilluar mes Tabakut dhe Felajt, ku ka pasur edhe ngritje zëri.

Padia për Tabkun ka ardhur për shkak të një takimi që ajo pati me kreun e SPAK Arben Kraja. Sipas Felajt, Tabaku nuk ka qenë e mandatuar nga Komisioni Hetimor për të zhvilluar një takim të tillë.

Pjesë nga debati: 

Tabaku: Ju kishte munguar Ermonela ja ku është. Pusho të flas unë. Pusho. Pusho. Se do marr masa do të përjashtoj nga Komisioni. I kërkoj shërbimeve të kuvendit që të marrë masa ta largojë. Zonja Felaj nuk ishte këtu. Dhe u tha se nuk e dimë që bëjmë mirë apo jo dhe kemi nevojë për SPAK. Dhe unë me sugjerime të kolegëve organizova një takim me Krajën”

Felaj: Mos manipulo.

Tabaku: Ju lutem. Je duke prishur komisionin hetimor. Nuk ma humb dot durimin mua. Pusho po të them. Pusho (ngre zërin) Erdhi me pushime me fuqi të plota.

/abcnews.al/