Vazhdojnë kërkimet për gjetjen e 10 të zhdukurve që u përfshinë nga flakët në tragetin e nisur nga Igumenica në Greqi për në portin italian të Brindisit, pranë ishullit grek të Korfuzit. Në brendësi të anijes nuk ka flakë, por tym.
Kushtet në të cilat punojnë ekipet e shpëtimit janë veçanërisht të vështira për shkak të temperaturave ekstreme dhe gazrave të rrezikshëm që lëshohen.
“Ka pjesë të tragetit që duhen zhvendosur në mënyrë që focat e shpëtimit të mund të hyjnë. Kryesisht në pjesën e pasme të anijes, aty ku ka rënë zjarri. Po flasim për 1000 gradë Celsius. “Njerëzit operojnë në këto vende për 15-20 minuta dhe tërhiqen për shkak të kushteve ekstreme”, thanë forcat e kërkim-shpëtimit.
Ditën e djeshme, forcat e shpëtimit arritën të shpëtonin një 21 vjeçar bjellorus, ndërsa djali në fjalë tha se kishte dëgjuar njerëz të tjerë që bënin thirrje për ndihmë.
“Në vendin ku u gjet 21-vjeçari u krye një kontroll i madh, por nuk u gjet asnjë i mbijetuar. Megjithatë, kërkimi do të vazhdojë. “Do të kishte qenë shumë më mirë nëse ai do të kishte dalë në breg sepse në këtë mënyrë do të ishte më e lehtë për forcat e shpëtimit.
Forcave të EMAK-ut, gjithashtu pritet tu bashkohen sot 42 zjarrfikës për të gjetur të mbijetuarit. Nuk përjashtohet mundësia që të tentohen të hapen dyert e garazheve, të cilat janë të papërshkueshme nga zjarri dhe mbyllen kur trageti lundron e mund të hapen vetëm me kodet e ekuipazhit.
/abcnews.al