Berisha thirrje demokratëve: Mos çoni asnjë votë për logon e PD, votoni si me 25 Prill

schedule17:55 - 19 Shkurt, 2022

schedule 17:55 - 19 Shkurt, 2022

Nga takimi me demokratët në Hamallaj, ish-kryeministri Sali Berisha u bëri thirrje të mos votojnë Partinë Demokratike, duke theksuar se çdo votë për këtë logo shkon për Ramën.

Berisha tha se demokratët duhet të votojnë ashtu si kanë votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të PD, atë të Shtëpisë së Lirisë.

“Ju bëj thirrje asnjë votë për logon e konfiskuar të Partisë Demokratike se Edi Rama ia dha me polici. Çdo votë është e humbur për Partinë Demokratike. Çfarë lideri është Lulzim Brava.

Çdo njeri të pyesësh të thotë është lider i dobët. 4 humbje njëra pas tjetrës. Ai bën pazare për veten e tij dhe jo për interesat tuaja. A mundet të votohet ky njeri që kalon nga humbje në humbje. Është mëkat t’u kërkosh të tjerëve votën.

Votoni siç keni votuar më 25 Prill, për kandidatin e vërtetë të Partisë Demokratike atë të Shtëpisë së Lirisë”, tha Berisha.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!