Në orën 13:45 do të luhet edhe një nga sfidat më të rëndësishme të kësaj jave në Abissnet Superiore.
Një sfidë mbijetese mes Egnatias-Skënderbeu, do të luhet në “Egnatia Arena”, në Rrogozhinë. Të dyja skuadrat kanë kuotë të njëjtë pikësh, duke u renditur në zonën e ftohtë të renditjes, dhe përballë njëra-tjetrës do kërkojnë pikët ndaj një rivali direkt për garën për mbijetesës.
Të dy trajnerët kanë vendosur për lojtarët që do të zbresin në fushën e lojës, duke iu besuar kështu edhe marrjes domosdoshmërisht të pikëve që ndikojnë shumë në llogarinë e fund sezonit.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Puja, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuca, Agbegpornu, Duranski, Levendi, Ademi, Augustro, Jackson. Trajner: Zekirija Ramadani
Skënderbeu: Frashëri, Shehi, Vitija, Bajrami, Zguro, Vangjeli, Mara, Pusi, Mensah, Berisha. Trajner: Migen Memelli. /f.a/abcnews.al