Na ndan rreth një orë nga finalja e madhe “Big Brother VIP” dhe të gjithë janë duke përgatitjet e fundit. Para spektaklit, Ledion Liço ka vendosur të surprizojë Arbana Osmanin dhe Lori Hoxhën. Ai u ka dërguar të dyjave buqeta me trëndafila të bardhë dhe nga një pusullë.
“Për ca kohë e kisha humbur besimin tek televizioni, por ti e riktheve plotësisht! Të uroj pak fat sot, ti nuk ke nevojë për shumë sepse tashmë (Big Brother) është bërë “Albanian superboël”. Puthje, përqafime”, i ka shkruar Ledioni Lorit.
Nga ana tjetër, Arbanës ai i ka shkruar: “Pana urime për këtë sezon fantastik dhe paç fat sonte! Përqafime”./abcnews.al