Epidemiologu, Ilir Alimehmeti, thotë se vendi ynë ndodhet në fazën ku heqja e masave anti-Covid mund të konsiderohet.
Në një intervistë për “ABC Live” Alimehmeti argumenton mendimin duke thënë se kurba e infektimeve në Shqipëri është në rënie dhe se kjo është një shenjë që tregon se masat anti-Covid duhen rishqyrtuar.
Ilir Alimehmeti: Kurba ka qenë në rënie prej disa javësh. Më 23 janar patëm pikun e shtrimeve spitalore. Sot kemi rënë nën shifrën 100 të shtruar në spital. Tendenca e trajaktores është në rënie. Presim që kjo rënie të vazhdojë. Në Shqipëri koeficienti “r” i kurbës në 1 shkurt ishte 0.55, numri më i ulët në historikun e vendit tonë. Koeficiente është në rënie, qartësisht jemi në momentin që mund të mbështetet heqja e masave. Megjithatë, ka ende pacientë të shtruar në spital. Ne na shqetëson edhe një i vetëm që humb jetën./abcnews.al/
https://youtu.be/efESDyxLXV4