Personat që kanë qenë të infektuar me Covid-19, të cilët kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës kundër koronavirusit, kanë shumë më pak gjasa të infektohen sërish por nëse nuk vaksinohen kanë pesë herë më shumë gjasa të infektohen me Covid-19, sipas një studimi izraelit.
Studiuesit, të udhëhequr nga Dr. Ronen Arbel i Shërbimeve Shëndetësore Clalit me bazë në Tel Aviv, analizuan të dhënat e 149,032 personave, të cilët ishin shëruar nga Covid-19, ndërsa askush nuk ishte vaksinuar. Më pas, deri në fund të nëntorit 2021, 83,356 (56%) ishin vaksinuar me Pfizer / BioNTech, nga të cilët 354 ishin infektuar me koronavirus dhe nga 65,676 të pavaksinuar, 2,168 u riinfektuan sërish.
Ky raport korrespondon me 2,5 të riinfektuar për 100,000 njerëz në mesin e të vaksinuarve kundrejt 10,2 për 100,000 njerëz midis personave që nuk ishin vaksinuar, kështu që mundësia e riinfektimit për të pavaksinuarit ishte rreth pesë herë më e lartë, raporton abcnews.al
Analiza nxorri në pah se vaksina ishte 82% efektive kundër rrezikut të ri-infektimit tek moshat 16 deri në 64 vjeç dhe 60% te moshat mbi 65 vjeç. Kjo konfirmon gjetjet e studimit të mëparshëm se për njerëzit që kanë fituar imunitet natyror pas infektimit me Covid-19, një dozë e vetme është e mjaftueshme për të reduktuar rrezikun e riinfektimit.
Hulumtimet e reja tregojnë gjithashtu se imuniteti natyror nuk është një ilaç, pasi nuk është as i përhershëm dhe as i mjaftueshëm, veçanërisht në rastin e varianit më ngjitës Omicron.
/abcnews.al

