Roja bregdetare italiane: Në kontakt të vazhdueshëm me Greqinë për tragetin e djegur pranë Korfuzit

schedule11:11 - 18 Shkurt, 2022

schedule 11:11 - 18 Shkurt, 2022

Roja bregdetare italiane ka njoftuar se është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke në lidhje me tragetin e linjës Greqi-Itali, i cili u dogj mëngjesin e sotëm pranë ujërave të ishullit Korfuz.

Roja bregdetare italiane raporton shumë pasagjerë janë shpëtuar.

“Roja bregdetare është në kontakt të vazhdueshëm me autoritetet greke që po marrin pjesë në shpëtimin e tragetit të djegur në brigjet greke. Mjetet ajrore dhe detare janë përgatitur për të mbështetur operacionet, “ tha roja bregdetare italiane.

Ndërkohë dy pasagjerët e bllokuar nuk janë gjetur akoma nga autoritetet greke, ndërsa raportohet për 10 të zhdukur.  Informacionet e para vijnë pas numërimit paraprak të personave që kanë dalë në breg, 278 në total nga 290 që ndodheshin në bord bashkë me ekuipazhin.

Të mbijetuarit e anijes që u përfshi nga flakët pritet të mbërrijnë në Korfuz me  tre mjete. A ty roja bregdetare ka evidentuar 4 pika ku do të bëhet identifikimi i tyre për të pasur një raport më të saktë të të zhdukurve./abcnews.al/

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!