Moti i keq që ka pushtuar Evropën, ka shkaktuar probleme të mëdha edhe në Gjermani, me shërbimin Federal Meteorologjik që parashikon përkeqësim të situatës për shkak të kushteve ekstreme atmosferike.
Mediet gjermane raportojnë për tre vdekje, ndërsa transporti hekurudhor dhe rrugor janë “paralizuar” teksa energjia elektrike është ndërprerë në shumë zona.
Dy nga viktimat ndërruan jetë pasi një pemë u përplas me forcë të madhe në makinat ku ata ndodheshin.
Gjithsej, gjashtë persona u vranë në Evropë nga moti in keq “Ylenia”./abcnews.al/

