Shpresat zbehen për të mbijetuar në qytetin brazilian Petropolis të goditur nga përmbytjet

schedule07:00 - 18 Shkurt, 2022

schedule 07:00 - 18 Shkurt, 2022

Alarmet ranë në të gjithë qytetin brazilian të Petropolis të enjten, duke paralajmëruar për më shumë shira të dendur që do të vinin pasi përmbytjet dhe rrëshqitjet e dheut vranë të paktën 117 njerëz dhe më shumë se 100 persona rezultojnë të zhdukur. Misioni i shpëtimit është ndërprerë përkohësisht dhe disa njerëz, nga frika e më shumë shkatërrimeve, po ikin nga qyteti. Një shpëtimtar vullnetar tha se gjetja e të mbijetuarve nën rrënoja tani ishte “praktikisht e pamundur”.

Reshjet e kësaj jave në Petropolis ishin më të mëdhatë në gati një shekull raporton “BBC”. Reshjet e shiut vetëm të martën tejkaluan mesataren për të gjithë shkurtin, duke shkaktuar rrëshqitje dherash dhe përmbytje në qytetin në veri të Rios dhe duke i kthyer rrugët në lumenj balte. / abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!