Nga Ema Shazivari
Java e dytë e muajit shkurt ka sjellë një ulje të ndjeshme të urgjencave në spitalin infektiv.
Mjekja infeksioniste Esi Duka, thotë se nga 25 urgjenca në ditë që ishin një javë më parë, tashmë janë 11 të tilla. Pacienti më i ri është një 33 vjeçar.
Edhe pse numri i të shtruarve ka rënë, fatalitetet nga Covid mbeten të njëjta. Mjekët thonë se të sëmurët paraqiten me vonesë në spital.
Sipas mjekëve shumica e të shtruarve janë të pavaksinuar ose vetëm me një dozë. Ndërsa nuk ka pasur asnjë rast me tre doza të vaksinës./abcnews.al