A i ka SPAK emrat e ministrave në përgjime me mafian? Berisha: Janë të të gjitha niveleve

schedule12:00 - 17 Shkurt, 2022

schedule 12:00 - 17 Shkurt, 2022

Ish-kryeministri Sali Berisha ka paralajmëruar rikthimin e protestave për atë që ai e quan afera e Portit të Durrësit dhe për skandalin e inceneratorëve. Në dalje të Kuvendit Berisha tha se do të jenë protesta të fuqishme, megjithëse nuk dha një datë se kur do të nisin duke thënë se varet nga zgjedhjet lokale.

Berisha ka bërë edhe një deklaratë të fortë para Parlamenit duke thënë se gjatë një hetimi të policive të katër shteteve të Bashkimit Europian janë zbuluar lidhje mes qeveritarëve, drejtorëve dhe prokurorëve në Shqipëri me elementë kriminale vendas dhe të huaj. I pyetur për emra, Berisha tha s’e nuk i ka.

Fjala para Kuvendit

Berisha: 8% bonusin ai që nuk ka dijeni për aferën ai është kreu u meduzës përfituesi kryesor. Tani në parlament denoncova një aferë, ministrja e Kulturës jep aty ku është e punësuar thjeshtra e Ramës 400 e ca milionë lekë. Muhamed a e ke telefonin e Ramës të ta jap që t’ja çosh? Protesta për portin dhe inceneratorët do të jenë më të fuqishmet që ka parë vendi.

Pyetje: Personat që thoni se kanë lidhje kriminelë me zyrtarë kush janë?

Berisha: Janë emra ministrash të të gjitha niveleve. S’i kam emrat por u siguroj se është kështu siç ua them unë prandaj agjencitë të bëjnë hetime…

Pyetje: I ka SPAK këto?

Berisha: Kush, skrap?

/abcnews.al