Bombardohet shkolla, akuza të ndërsjellta mes qeverisë dhe rrebelëve në Ukrainë

schedule11:47 - 17 Shkurt, 2022

schedule 11:47 - 17 Shkurt, 2022

Ndërkohë që NATO dhe SHBA-të janë skeptike për tërheqjen e forcave ruse nga kufiri me Ukrainën, një ngjarje e papritur ka ndodhur në zonën e kontaktit mes ushtrisë së Kievit dhe forcave rrebele të mbështetura nga Rusia.

Mediat ndërkombëtare raportojnë se gjatë mëngjesit të sotëm është bombarduar një zonë afër aeroportit të Donjeckut, qendrës administrative të këtij rajoni.

Lexo edhe: Lëshohen bomba mbi qytetin ukrainas, fotot nga terreni zbulojnë gjithçka

Gjatë bombardimeve ka patur edhe dëme të shkaktuara në ndërtesat përreth, ndërsa Ukraina dhe rrebelët akuzojnë shkembëjnë akuza të ndërsjellta për shkakun e bombardimeve.

Ngjarja konsiderohet si problematike pasi vlerësohet si një shkak që mund të çojë Rusinë të pushtojë Ukrainën me argumentin se po mbron rusët në pjesën lindore të vendit.

Që prej 2014 Donbasi dhe Luhansku janë në duart e rrebelëve të mbështetura nga Rusia pas përbysjes së presidentit pro-rus Janukoviç.

Më herët Rusia ka deklaruar se po tërheq trupat nga kufiri me Ukrainën, ndërsa britanikët dhe amerikanët thonë se rusët po bëjnë të kundërtën e asaj që thonë duke rritur prezencën e tyre në kufi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!