Tjetër gafë në Francë, këtë herë në një ndeshje femrash. Franca e mposhti 5-0 Finlandën në fushë, por në fillim të ndeshjes pati një episod të pakëndshëm.
Organizatorët e ndeshjes vendosën gabimisht himnin e Shqipërisë në vend të Finlandës, çka i bëri vajzat e skuadrës finlandeze të habiteshin.
Në Francë më parë ka qenë Shqipëria që e ka provuar diçka të tillë, në shtator të vitit 2019, kur lojtarët tanë refuzuan të nisnin lojën pa u vendosur himni i saktë.
Në vend të himnit tonë kombëtar u vendos ai i Andorrës, kurse më pas spikeri dy herë e ngatërroi emrin e Shqipërisë me të Armenisë. / abcnews.al