Kreu i Grupit parlamentar të PS Taulant Balla i ka bërë thirrje SPAK nga Kuvendi që të përgjigjet në lidhje me hetimet për kallëzimin e bërë ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha “për shpërdorim detyre, ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion”, lidhur me privatizimin e klubit sportiv Partizani. Balla tha se Berisha nuk duhet të hedhë akuza ndaj SPAK, pasi ka ende një hetim të hapur ndaj tij për korrupsion.
“Do kishte qenë në dinjitetin e 2 kryetarëve të opozitës që të kishit thënë një gjë për Kosovën në këtë ditë, për ju jo për Lulin. Luli ka probleme të tjera. Por Berisha ka pasur një marrëdhënie me shumë fije dyshimi dhe asgjë se lan qëndrimin tënd refraktar ndaj Kosovës. Sa për Bashën s’dua të hyj në diskutime për këtë çështje se edhe ai ka një njollë të zezë në lidhje me këtë gjë. U shprehe Sali për SPAK skrapin, po ke të drejtë se SPAK ndaj teje ende s’po vepron dhe meqë po flisnim për komisione hetimore kuvendi ka miratuar një raport përfundimtar të një komisioni hetimor ti je kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe korrupsion nga Kuvendi dhe sot unë i bëj thirrje SPAK që t’i kthejë një përgjigje kuvendit se ku gjenden hetimet për këtë gjë dhe për vjedhjen e mjediseve të klubit sportiv partizani. SPAK ka thënë se një prokurore e ka marrë në dorë këtë çështje por sot është në nderin e SPAK të kthejnë përgjigje për nivelin e hetimeve dhe a është thirrur ndonjëherë Berisha për vjedhjen e një prej pronave më të mëdha në Tiranë gjoja privatizimin me 100 mijë dollarë.
Aty ti dhe dhëndri yt keni ndërtuar 20 milionë euro pasuri dhe çohesh të na bësh moral bashkë me historitë e Lulit që u tha se ne paskemi qenë nën presionin e Lulit për zgjatjen e komisionit hetimor parlamentar. S’ka zgjatje afati. Të thuash se maxhoranca kontrollin drejtësinë është gënjeshtër se dje ka pasur vendim nga kushtetuesja e cila ka rrëzuar sipas tyre një vendim të iniciuar nga kjo maxhorancë. Nëse do kontrollonim drejtësinë do ishte shkarkuar Meta. Sepse ska shqiptar që nuk bie dakord që Meta duhej shkarkuar. Tërhiqni pas çdo akuzë që keni thënë se në këtë vend është kapur drejtësia”, tha Balla.
Në përgjigje ish-kryeministri Berisha tha se të gjitha janë shpifje dhe se Balla sipas tij është dënuar në gjykatë për shpifje dhe ka kërkuar ndjesë për këtë gjë.
“Mendoj se është në detyrimin tuaj se në rast se përmendet emri i deputetit, i lihet e drejta e fjalës. Ju zonjë nuk paskeni hapur mikrofonin kur po i përgjigjesha parafolësit që vetëm shpifi, e shpifi. Për atë është dënuar në gjykatë, përsëriti shpifje për të mbuluar veprimet e tij dhe kjo është absurd që bëtë ju. Nuk e kuptova që nuk më dhatë mikrofonin. Ti më mohove të drejtën t’i përgjigjem”, tha Berisha.
/abcnews.al