Kakavijë, tentoi të kalojë me pasaportë false kufirin, arrestohet shqiptari i Kosovës

schedule08:24 - 17 Shkurt, 2022

schedule 08:24 - 17 Shkurt, 2022

Një shqiptar i Kosovës është arrrestuar në Kakavijë pasi ka paraqitur pasaportë të falsifikuar. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta.

Njoftimi  i policisë

Paraqiti pasaportë të falsifikuar tek shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Kakavije, vihet në pranga 26-vjeçari kosovar. Shërbimet e Policisë Kufitare Kakavije, si rezultat i shtimit të kontrolleve me qëllim parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në analizën e riskut, gjatë procedurës së regjistrimit në dalje të RSH-së, të shtetasit kosovar V. R., kanë konstatuar se pasaporta e paraqitur nga ky shtetas ishte e falsifikuar.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua pasaporta. Në përfundim të veprimeve të kryera nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve të Paligjshme në DVP Gjirokastër, u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit V. R., 26 vjeç, banues në Prishtinë, Kosovë.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprën penale “Falsifikim i letërnjoftimeve, i pasaportave ose i vizave”.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!