Në spitalin Amerikan 3, trajtimi i fistulës për herë të parë pa kirurgji

schedule18:31 - 16 Shkurt, 2022

schedule 18:31 - 16 Shkurt, 2022

Fistula është një patologji e cila prek më së shumti moshat e reja. Në shumë raste kjo sëmundje nuk shfaq simptoma, e në disa të tjera mund të rezultojë e rrezikshme nëse mbetet e pa trajtuar. Mjeku kirurg Taris Artik tregon se çfarë është kjo sëmundje dhe pse nuk duhet lënë pa u trajtuar.

“Është një sëmundje që prek zonën e fund shpinës. Është një sëmundje mjaft e përhapur. Në disa raste kjo sëmundje është asimptomatike. Në raste të tjera ajo krijohet si një vrimë e madhe, dhe pacientët përjetojnë parehati, dhimbje, por edhe qelbëzim që mund të shkaktojë rrjedhje. Në këto raste pacientët duhet të konsultohen me një mjek. Nëse lihet e pa trajtuar mund të jetë e rrezikshme. Në eksperiencën time si mjek, ka pasur raste që mostrajtimi i fistulësh është kthyer në kancer lëkure.”

Në spitalin Amerikan 3, trajtimi i saj vjen me në metodë të re, mini-invazive, pa çarje të mëdha dhe pacienti nuk ka nevojë për hospitalizim.

“Për trajtimin e fistulës mund të përdoren 2 metoda, e hapur dhe e mbyllur. Në Spitalin Amerikan ne sjellim për herë të parë një metodë miniinvazive. Kjo metodë bëhet me anë të fenilit të kristalizuar. Është një procedurë e cila nuk shkakton çarje të lëkurës, dhe pacienti mund të lërë spitalin pas dy orësh. Edhe periudha e rikuperimit është më e shkurtër se ndërhyrja kirurgjikale. Me metodën tradicionale pacientit i duhet deri në dy javë për tu shëruar, ndërsa me këtë ndërhyrje brenda 3 ditëve mund të rikthehet në normalitet. “

Doktor Tarik Artis me një eksperiencë pune disa vjeçare në qendrat spitalore me të mira në Stamboll, Turqi ,tashmë është pjesë e Departamentit të Kirurgjisë së Përgjithshme në Spitalin Amerikan 3. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!