Thriller në Kavajë, 45 vjeçari plagos kushëririn e ish-gruas, merr peng taksistin dhe e terrorizon me thikë, grabit edhe karburantin

schedule19:57 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:57 - 16 Shkurt, 2022

Abc zbardh ngjarjen e pazakontë të ndodhur këtë të mërkurë në Kavajë. Burime për gazetaren Xhensila Kodra bëjnë me dije se protagonisti kryesor Astrit Pukameka në një kohë të shkurtër ka kryer dy plagosje në vende të ndryshme si dhe ka grabitur një karburant.

Në rrugën kryesore ai ka hasur kushëririn e ish-gruas së tij Bardhyl Petjan. Për arsye ende të paqarta ai e ka qëlluar me thikë duke e lënë të plagosur.

Pasi është zhvendosur pak metra më tutje ai ka ndaluar një taksi. Për të vazhduar më tej planin e tij, Astrit Pukamekaka marrë peng taksistin Arjan Shau. Ky i fundit nuk ka pranuar t’i bindet dhe ka tentuar që të largohet.

Autori i ka bërë presion me thikë dhe e ka urdhëruar që ta çojë në destinacionin që ai dëshiron. Gjatë rrugës ka hasur në kundërshtinë e taksistit por 45 vjeçari pasi ka arritur në pikën e karburantit e ka plagosur para se të zbresë. Ndalesa ishte në një karburant në fshatin Lekaj.

Pengun e la në taksi të plagosur, kurse vetë është futur në pikën e karburantit. Me thikë në dorë u ka kërkuar lekët. Nën kërcënimin se do t’i digjte karburantin, i mori shitësit në pikën e karburantit 120.000 lekë të rinj. Fatmirësisht në këtë pikë ishin oficerët e policisë që ndërhynë duke parandaluar që ngjarja të kishte pasoja edhe më të rënda.

Astrit Pukameka akuzohet tashmë për veprat penale “Kanosja”, “Plagosja e rëndë me dashje”, “Plagosja e lehtë me dashje”, “Vjedhja me dhunë”, “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta”.

be.k/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!