Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje për operacionin e autoriteteve belge. Në studion e Radar Informativ, Hoxha bëri me dije se janë arrestuar në total në dy operacione 109 shqiptarë.
Sipas gazetarit operacioni i fundit edhe ai i kaluar janë drejtuar nga prokurori që mori në pyetje Lulzim Bashën, disa ditë më parë për çështjen e “Toyota Auris”.
“Ky operacion i vitit të kaluar është fillesa e operacionit që është bërë të dielën. në operacionin e fundit janë arrestuar 45 shqiptarë, janë kontrolluar 80 banesa. Në dy operacionet janë arrestuar 109 shtetas shqiptarë në vendet e BE.
Arrestimet nuk kanë kapur asnjë nga ata që ne i njohim si bosë. Këta nuk ndodhen në Evropë, janë në Dubai. Kanë goditur bosët, por nuk kanë kapur bosët. Këtë operacion që vitin e kaluar i ka drejtuar i njëjti prokuror. I njëjti prokuror që mori në pyetje Bashën iku atje dhe drejtoi këtë operacion. Edhe operacioni i tetorit edhe ky janë ndjekur nga i njëjti prokuror”, tha Hoxha. g.v/abcnews.al