Kriza Rusi-Ukrainë, gazetarja: BE gati për sanksione, në diskutim edhe “NordStream 2”

schedule19:47 - 16 Shkurt, 2022

schedule 19:47 - 16 Shkurt, 2022

Rusia vijon të shkaktojë tensione për një pushtim të mundshëm mbi Ukrainën, ku momentalisht ka së paku 130 mijë trup rreth këtij shteti.

E ftuar në “Radarin Informativ” gazetarja e ABC, Erisa Zyka ka folur lidhur me situatën aktuale në Europë të shkaktuar nga kriza mes Rusisë dhe Ukrainës. Zyka thekson se BE dhe NATO kërkojnë prova konkretet nga Rusia që po tërheq trupat e saj, dhe jo vetëm deklarata.

“Vendet anëtare të BE dhe NATO i marrim me rezerva, deklaratat e tërheqjes së Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Ata besojnë që ka ende një rrezik të vërtetë nga Rusia pasi ka një përqendrim me 100 mijë trupa përreth Ukrainës dhe 30 mijë trupa në Bjellorusi. Kjo është lëvizja më e madhe ushtarake që Rusia ka bërë prej vitesh. BE kërkon që të ketë tërheqje graduale. Por NATO tregon se nuk ka tërheqje por vetëm deklarata” tha Zyka.

Sipas gazetares, Rusia do të dilte shumë e humbur nëse pushton Ukrainën pasi përveç ndikimit në ekonomi për shkak të luftës, do të ndikonin edhe sanksionet e vendosura nga Bashkimi Europian dhe NATO. Zyka u shpreh se BE është shprehur e gatshme që nëse një pushtim ndodh, mund të ketë edhe një ndërprerje të rrjetet gazsjellës nga Rusia “NordStream2”.

“Ata nuk u besojnë pamjeve se diplomatët thonë që nuk është ndjekur nga aksione konkretet për tërheqjen ushtarake. Ndaj BE ka përgatitur paketë sanksionesh shumë të ashpra. Dhe e prekin Rusinë se një pjesë e GDP së Rusisë varen nga tregtia me BE. Dhe Rusia duhet ta mendojë mirë sulmin e mundshëm me Ukrainën.” tha Zyka.

“Edhe Gjermania ka një problem me Nord Stream 2 që nuk do ta ndërpres dhe po shihet kjo me detaje. Është në interes të BE dhe të mos ketë probleme me energjinë dhe me lëndët e para. Por nëse ka një sulm ata kanë thënë se janë të detyruar që të shkojnë në këtë hap.” tha Zyka. /abcnews.al/