Anëtari i Kryesisë së PD-së Tomorr Alizoti duke folur për djegien e mandateve të deputetëve të opozitës, është shprehur se ishte një akt i domosdoshëm.
“Ta bëjmë analizën mundësisht politike. Aktet e vështira merren në kohë të vështira. Ky është një akt politik i fortë, i cili merret në një situatë të fortë politike dhe situata është shumë problematike politike. Një akt i tillë merret kur nuk funksionojnë komunikimi politik, institucioni politik, institucionet e shtetit dhe kalohet në protestë. Unë po e përsëris veten disa herë dhe nuk kam çfarë them gjë tjetër se demokracia është një produkt i protestave. Dhe institucionet në Shqipëri po të funksiononit siç duhet të funksiononin Shqipëria nuk do të ishte në vend numëro. Dhe unë mendoj se ky akt ose akte të tilla ndonjëherë janë të domosdoshme. Është një akt i fortë politik, një akti i vështirë në një situatë shumë të vështirë. Unë mendoj se duhet marrë një hap dhe shpresoj të jetë hapi i fundit”.
Më tej ai është shprehur se PD është fuqizuar dhe kjo parti nuk do të “vdesë” sikundër thonë kundërshtarët e kësaj partie.
“PD ka një histori të sajë, ka uljet dhe ngritjet e saj , por në Shqipëri PD është e pazëvendësueshme. Pa vdekur Partia e Punës nuk vdes PD. PD të paktën unë e ndjej spirtualisht se është një parti që mua më ka liruar tim atë nga burgu. Nuk vdes. Ky është gabimi që bëjnë të majtë në Shqipëri. PD është një forcë shumë e madhe. Është një frymë dhe nuk është një parti strukturale siç ishte Partia e Punës. Ajo është frymë dhe e shikoj të rrezikshme të bësh këto zëvendësime, do zëvendësojmë opozitën, janë problematike. Nëse PD dhe PS janë dy rivale të hershme nuk vdesin dot pa njëra-tjetrën. Pra nëse vazhdon të jetë ish-Partia e Punës PD do të jetë më e fuqishme. Unë e shikoj sot PD në fuqizim të fortë. Kishte një zbehje por sot e shikoj shumë optimiste”./abcnews.al