PSG fitoi përballjen e parë me Real Madrid, me një gol të shënuar në minutën e 94 nga “mbreti” i ri i futbollit, Kylian Mbappe, i cili arriti të ndëshkojë kështu skuadrën e tij të ardhshme siç flitet në media.
Fabio Capello beson se Marco Verratti do të kishte qenë lojtari i ndeshjes në takimin PSG-Real Madrid nëse nuk do të shënonte Mbappe, por pretendon se Leo Messi është i mërzitur në Paris.
“Verratti do të ishte lojtari i ndeshjes nëse Mbappe nuk do të shënonte, i cili ishte MVP absolut. Verratti luajti një lojë të shkëlqyer duke dominuar në mesfushë. Është e pamundur të mendosh se Messi e ka humbur veten në gjashtë muaj. Megjithatë, ai nuk përfundoi as një driblim dhe për mua ai është i mërzitur”, theksoi Capello për Sky Sport Italia. /f.a/abcnews.al