Vendi u zgjua sot nën pushtetin e vranësirave dhe reshjeve të shiut, të cilat u shtuan me kalimin e orëve duke bërë që aktualisht të hasen reshjen në të gjithë territorin, ku pjesa më e prekur është Ultësira Perëndimore dhe rajoni qendror.
Deri më tani nuk ka të dhëna për përmbytje pavarësisht se në disa zona priten reshje me intensitet të lartë, deri në 20 mm shi.
Siç raportohet nga Meteoalb, reshjet pritet të vijojnë deri në orët e vona të mbrëmjes së sotme në të gjithë vendin edhe pse me intensitet më të ulët.
Fill pas mesnatës vranësirat do të lenë territorin e vendit duke bërë që gjatë ditës së nesërme të kemi mot të kthellët me temperatura optimale për këtë muaj. /abcnews.al