Kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Lushnjes Indrit Sefa foli në ABC Live me moderatoren Sibora Bitri në lidhje me synimet e tij në krye të kësaj bashkie. Sefa deklaroi se sfida e tij më e madhe është kthimi i besimit të qytetarëve.
“Diferenca është se nëse kam ardhur në studion tuaj dhe kam folur politikisht sot jam në garë si kandidat për qytetarët e Lushnjes. Unë kurrë dhe në asnjë rrethanë nuk do bëj politikë me ju sot por vetëm për problematikat e Lushnjes. Sfida më e madhe që kam unë është kthimi i besimit të qytetarëve. Unë këtë mundohem ta bëj çdo ditë. Jam në kontakt me qytetarët. Bashkia e Lushnjes ka 15 vjet që udhëhiqet nga PS”, u shpreh ai.
Sipas Sefës çdo gjë sot në Lushnje është në degradim të pandalshëm ndërsa një pjesë e administratës së Bashkisë ndodhet pas hekurave. Sefa u shpreh se i duhet një kontratë 1-vjeçare për të përmbushur premtimet.
“Çdo gjë është në degradim të pandalshëm. U ofrojmë qytetarëve planin tonë të emergjencës. Lushnjarët janë të lodhur, të mërzitur. Administrata e Lushnjes ndodhet pas hekurave sepse akuzohen për shpërdorim detyre. Sot bashkia e Lushnjes është e përgjysmuar. Bashkëqytetarët e mi janë koshientë që kjo nuk duhet të jetë mënyra e drejtimit të bashkisë. Po u ofrojmë qytetarëve një alternativë fituese.
Unë do i trajtoj njësoj të gjithë qytetarët lushnjarë. Këto janë zgjedhje administrative. Kush bën politikë me hallet e qytetarëve do të dështojë me datë 6 mars. Kush ka halle politike që do t’i zgjidhë me anë të këtyre zgjedhjeve do të dështojë. Unë qytetarëve u kërkoj një kontratë 1-vjeçare. Nëse nuk arrij të fus bashkinë në punë kontrata me qytetarët do të zgjidhet, U kam kërkuar të më japin besimin për një vit. Më mjafton t’i ndryshoj pamjen asaj bashkie. Mjaftojnë njerëzit që kanë vullnet. Qytetarët duhet ta shohin bashkinë si alternativë. Nuk do ketë asnjë qytetar do vijë në bashkinë e Lushnjes dhe të mos e dëgjojë asnjë”, deklaroi Sefa. /abcnewes.al

