Komsic çoi letër Kosovës, reagon Dodik: Një anëtar mashtrues i Presidencës uroi një shtet të rrejshëm

schedule12:59 - 16 Shkurt, 2022

schedule 12:59 - 16 Shkurt, 2022

Anëtari serb i presidencës boshnjake, Milorad Dodik, e ka quajtur provokim telegramin e urimit për pavarësinë e Kosovës nga anëtari tjetër i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiç.

Dodik e ka quajtur anëtarin kroat të presidencës si anëtar i rrejshëm që ka uruar një shtet të rrejshëm.

“Urime për një shtet të rrejshëm nga një anëtar i rrejshëm i presidencës, me gënjeshtrën që ka vepruar në emër të Bosnje e Hercegovinës. Një mashtrues dhe manipulues i vogël, ai s’mund të bëjë ndryshe përveçse të provokojë. Komsiq shfaqi dje arritjet e tij sa i përket jetesës së bashku në Bosnje e Hercegovinë”,  ka thwnw Dodik.

Sipas Dodik, Komsiqit s’i intereson për Kosovën por qëllimi i tij është t’i provokojë serbët.

“Kjo është politika e tij pasi ai u braktis në zgjedhje si një kroat i rrejshëm”, tha ai.

Anëtari kroat i presidencës boshnjake, Zeljko Komsiç, ka uruar dje presidenten e Kosovës Vjosa Osmani për nder të 14 vjetorit të pavarësisë./Express

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!