Semi Jaupaj publikoi dje këngën e saj të re, e cila duket se flet për historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit. Kënga e ish banores së Big Brother VIP është dëgjuar dhe brenda shtëpisë së famshme. Donaldi dhe Iliri po qëndronin në oborr kur dëgjuan këngën.
Ky i fundit nisi ta ngacmonte aktorin e humorit duke iu drejtuar me pyetjen se kushh e ka shkruar tekstin. “Kush mendon se i ka shkruar tekstin Semit?”, thotë Iliri. Më pas, ai përmend një pjesë nga teksti duke hamendësuar se mbase projekti muzikor është dedikim nga Bora.
Kujtojmë që Donaldi nisi lidhje të re dashurie me Beatrix Ramosaj në shtëpinë e “Big Brother VIP”. Ai u kritikua shumë nga ndjekësit pasi kishte lënë pezull raportin me Bora Zemanin, të cilën e puthi gjithasht brenda shtëpisë së famshme. /abcnews.al