DETAJET/ Nga vargjet te simbolet, faktet që tregojnë se kënga e Semit flet për historinë e Borës dhe Donaldit

schedule09:39 - 16 Shkurt, 2022

schedule 09:39 - 16 Shkurt, 2022

Semi Jaupaj publikoi ditën e djeshme këngën e saj më të re me titull “Mos u kthe”. Është baladë e ndjerë që flet për një dashuri të humbur, për tekstin dhe muzikën e së cilës është kujdesur Ylli Limani. Por njerëzit mendojnë se teksti tregon historinë e dashurisë së Borës dhe Donaldit. Semi rrëfen mes vargjeve, atë që ka përjetuar Bora, mikesha e saj pasi Donaldi vendosi të lidhej me Beatrix.

Para syve të botës rashë/më posht’ nuk e di a ka/si s’të erdhi pak gjynah,”, këndon Semi. Fraza “para syve të botës rashë” lidhet pikërisht me momentin pas puthjes që Bora dhe Donaldi shkëmbyen në BB VIP. Si duket ajo tregon ndjesitë që ka përjetuar pas veprimit të Donaldit ndërkohë që e priste jashtë. “Qiti krejt në tavolinë/ Gjithë sekretet që mi din / Kurrgjo mrena mos le t’rrijnë”, janë të tjera vargje që kanë tërhequr vëmendjen.

Është komentuar shumë që ndarja ka ardhur prej tradhtisë dhe vetë aktori ka folur herë pas here me nënkuptime brenda shtëpisë. Ai ka nënkuptuar se dinte gjëra për moderatoren për të cilat nuk ka dashur të flasë. “E mos u kthe /Nisu edhe shko tek zemra tjetër që të pret / Mos u kthe tek unë se shum më mir pa ty jam vete”, përmes së cilave i referohet Beatrix Ramosaj.

Njerëzit kanë arsye të mendojnë që kënga e re e

Aktori u lidh me këngëtaren ndërsa të gjithë po prisnin një rikthim mes Donaldit dhe Borës. Një tjetër detaj që tregon se nuk është rastësisht aty është dhe një kornizë që shfaqet në klip që duket e ngjashme me Puthjen e famshme të piktorit Gustav Klimt. Kur përmendim puthjen, kujtojmë momentin romantik që ata shkëmbyen  në shtëpinë e famshme.

Njerëzit kanë arsye të mendojnë që kënga e re e

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!