Pak para fillimit nga derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani, policia ka publikuar planin e masave për të garantuar mbarëvajtjen e evenimentit futbollistit. Policia ashtu si edhe në ndeshjet e tjera të zhvilluara gjatë këtij kampionati të Superiores nuk do të jetë e pranishme brenda stadiumit “Selman Stërmasi”, por njofton se do të ndërhyjë në rast se do të ketë konflikt nga tifozët respektivë.
Derbi starton sot në orën 18:00 dhe kontrolle do të ushtrohen nga uniformat blu ndaj tifozëve para hyrjes në stadium për sende të kundraligjshme si armë apo lëndë piroteknike. Gjithashtu çdo tifoz duhet të jetë i pajisur me dokument identifikimi, ndërsa do të lejohen të futen në stadium fëmijët nën moshën 16 vjeç, pa praninë e prindërit apo kujdestarit.
Në momentin e kalimit të tifozëve, do të bllokohen disa akse rrugore, njofton policia. Konkretisht nuk lejohet kalimi për automjete në rrugën “Gjin Bue Shpata”, nga kryqëzimi me Rrugën “Emin Duraku” deri tek kryqëzimi me Rrugën “Sulejman Delvina”. Për këtë arsye drejtuesit e automjeteve duhet të përdorin rrugë të tjera alternative për të mbërritur në destinacion./abcnews.al