Sondazh

Kupa e Botës, shkon:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Biden: Në Rusia pushton Ukrainën do të përballet me “dënim dërrmues ndërkombëtar”

schedule22:05 - 15 Shkurt, 2022

schedule 22:05 - 15 Shkurt, 2022

“Sulmi rus në Ukrainë është ende i mundur, por kostoja njerëzore do të ishte e madhe”, tha presidenti i SHBA, Joe Biden.

Ai theksoi se SHBA ishte gati të përgjigjet me vendosmëri dhe se Perëndimi është i bashkuar. Sipas tij nëse Rusia pushton Ukrainën do të përballet me një “dënim dërrmues ndërkombëtar”.

“Nëse Rusia vendos të pushtojë, kjo do të ketë pasoja edhe këtu,” tha Biden në një fjalim në Shtëpinë e Bardhë . “Populli amerikan e kupton se mbrojtja e demokracisë dhe lirisë nuk është kurrë pa kosto”, shtoi ai.



“Përgjegjësia ka rëndësi. Nëse Rusia pushton në ditët dhe javët në vijim, kostoja njerëzore për Ukrainën do të jetë e madhe. Dhe kostoja strategjike për Rusinë do të jetë gjithashtu e madhe. Nëse Rusia sulmon Ukrainën, ajo do të përballet me dënim dërrmues ndërkombëtar. bota nuk do të harrojë se Rusia zgjodhi vdekjen dhe shkatërrimin e panevojshëm”, tha presidenti amerikan në fjalën e Shtëpisë së Bardhë”, tha Biden.

“Pushtimi i Ukrainës do të provojë të jetë një plagë e vetëshkaktuar. Shtetet e Bashkuara, aleatët dhe partnerët tanë do të përgjigjen me vendosmëri. Perëndimi është i bashkuar. Sot, aleatët tanë të NATO-s dhe aleancat janë të bashkuar dhe të vendosur siç ka qenë,” vazhdoi Biden. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!