“Big Brother VIP” po i vjen fundi dhe nga kjo lojë janë krijuar edhe miqësi shumë të forta. Një prej tyre është edhe e Arjolës me Ilirin, ku ky i fundit po lufton për çmimin e madh. Mirëpo, duket se aktorja i mungon shumë dhe këtë e ka shprehur me një fotografi të saj në duar, teksa i ka dërguar edhe një puthje.
Ndërkohë, Arjola e ka ndarë këtë moment në Instagram duke shkruar numrin e televotimit për Ilirin, gjithashtu e ka quajtur edhe “Shpirti i motrës”.
“Shpirti i motrës”, ka shkruar aktorja, duke i bërë tag në postim bashkëshortës së Ilirit.
Kujtojmë që së fundmi dyshja shkëmbyen një puthje në buzë duke interpretuar një skenë filmi. Lidhur me këtë reagoi bashkëshortja e Ilirit, e cila e ka konsideruar si diçka normale që mund të ndodhë kur dy aktorë luajnë një rol filmi./abcnews.al