Dashamir Xhepa ka pranuar autorësinë e vrasjes së kunatës së tij, Lirie Xhepa. Ai akuzohet se vrau 49-vjeçaren mbrëmjen e 13 Shkurtit. Për këtë ngjarje, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 39-vjeçarit Xhepa.
Ai u arrestua rreth 2 javë pas ekzekutimit me tre plumba të Lirie Xhepës. 39-vjeçari pas krimit u largua në drejtim të qytetit të Peshkopisë ku kishte qëndruar në një nga hotelet e qytetit. Xhepa u ndalua në momentin, kur ishte bërë gati për t’u larguar nga Shqipëria. Për këtë arsye u prangos edhe një miku i tij për përkrahje të autorit të krimit, cili do ta largonte me automjetin e tij në drejtim të pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës.
Krimi sipas policisë, ndodhi mbrëmjen e 13 Shkurtit, teksa dyshohet se Dashamir Xhepa kishte lidhje intime me të ndjerën. Ajo u vra me armë zjarri dhe më pas ishte hedhur në disa shkurre, afër banesës së saj. Ishin banorët e zonës, të cilët kanë njoftuar policinë mëngjesin e datës 14 Shkurt. Lirie Xhepa ishte nëna e katër djemve./abcnews.al