Lajm pozitiv për Kastriotin, Çelës i kthehen dy titullarë ndaj Tiranës

schedule14:40 - 15 Shkurt, 2022

schedule 14:40 - 15 Shkurt, 2022

Kastrioti u mposht nga skuadra e Kukësit në sfidën e javës së 20-të të Abissnet Superiores. Në javën e 21-të krutanët do të përballen me një tjetër skuadër që ndodhet në krye të tabelës së klasifikimit. Tirana do të udhëtojë në Kamës aty ku e pret Kastrioti me dy “armë” më tepër.

Nga pezullimi me kartona kthehet Sokol Neziri, ndërsa një tjetër forcë për trajnerin Emiliano Çela do të jetë edhe qendërmbrojtësi Adolf Selmani, i cili është gati për ndeshjen ndaj bardhebluve të kryeqytetit, teksa duket se ka “hedh” prapa krahëve dëmtimin.

Kastrioti qëndron në vendin e fundit me 15 pikë pas 20 ndeshjeve, duke qenë në garë për mbijetesën, me kundërshtarët që janë vetëm dy pikë larg. /f.a/abcnews.al