“Nafta me 8 taksa, më e shtrenjtë se në Gjermani”, ekspertja në ABC: Qeveria po rrit sërish akcizën

schedule20:06 - 14 Shkurt, 2022

schedule 20:06 - 14 Shkurt, 2022

Prej disa kohësh çmimi i derivateve të karburanteve në vendin tonë ka vijuar të rritet. Së fundmi një litër naftë blihet gati 200 lekë, ndërsa për ekspertët kjo ndikohet edhe nga taksat që përfshihen tek karburantet.

E ftuar në “Radarin Informativ” në ABC, Suzana Guxholli, eksperte e ekonomisë, thekson se për fat të keq të konsumatorëve, çmimi i karburanteve do vijojë rritjen. Mes te tjerash Guxholli thekson se qeveria do vijojë të rrisë taksën e akcizës me anë të indeksimit.

 

“Për pjesën e parashikimi “Goldman Saks”, parashikojnë trend të rritjes së çmimit të naftës. Deri në 6 mujorin e parë të 2023. Bursa nuk ka ndërmend të kthehet në gjendjen e mëparshme. Pandemia ra kërkesa dhe vende prodhuese mbyllën prodhimin. Tani që po rimerret ekonomia, dhe rritet kërkesa për naftë. Rimarrja e kapaciteteve do kërkojë kohë” tha Guxholli.

Duke argumentuar çmimin e lartë të naftës në Shqipëri, Guxholli u shpreh se Shqipëria e shet naftën tek konsumatorët më shumë se Gjermania apo Austria. Ajo ka theksuar se Shqipëria është në 8 vendet me çmimin më të lartë, ndërsa thotë se pa diskutim që në çmim ndikojnë 8 taksat që janë implikuar nga qeveria.

“Ne jemi në 8 vendet me çmimin më të lartë. I kemi më të larta se Gjermania Austria e tjerë. Kjo vjen për strukturën që ka çmimi i naftës. Pa diskutim por ka disa taksa. Në vende të tjera nuk janë kështu. Tek ne ka 8 taka. Akciza, karboni, qarkullim, ka dy taksa koncesionare, ngjyrimi dhe skanimi. Kemi TVSH shumë të lartë 20%. Pagesa e licensimit. Pra kemi shumë taksa. Ndërsa Maqedonia ka vetëm akcizën dhe TVSH. Çmimi rritet se qeveria ka vendosur indeksimin e akcizës. Nëse ka qenë 27 lekë, tani kjo do indeksohet me inflacionin. Nëse kalon në 2.5% atëherë me atë përqindje do rritet edhe akciza. Do kemi rritje graduale. Edhe inflacioni ka tendencë rritje dhe do kemi rritje nga 37 në 38 . Shto edhe rritjen e çmimit. Shto taksat e tjera që nuk i kanë vendet e tjera. Ndaj jemi në këtë gjendje. Megjithëse kemi të ardhurat shumë të ulëta.” tha Guxholli.

Por çfarë shikon zonja Guxholli si një zgjidhje për të lehtësuar çmimin e lartë të karburanteve?

Ekspertja e Ekonomisë shprehet se Qeveria mund të uli akcizën, ndërkohë që aktualisht po e rrit. Ajo shprehet se një taksë tjetër lehtësuese është që “qarkullimi” të kalojë tek automjeti dhe jo tek nafta.

“ Tregu është i lirë por janë disa shtetet që nuk e kanë reflektuar. Se nafta del njëlloj për të gjithë. Por pse tek ne është më i madh? Pra është zinxhiri i një seri taksash dhe një ndërhyrje është këtu tamam nga qeveria. Akcizën në vend që ta uli po e rrit. Taksa e qarkullimit është tek nafta por mund të kalojë tek automjetet. Qeveria ka instrumentin e ndërhyrjes. Po i rrit akcizën. Pastaj është kontrolli në mënyrë që të mos bëhen marrëveshje dhe të kalohet tek konsumatori. Duhet parë qarkullimi i karburanteve nëse është i ligjshëm apo jo. Duhet një paketë emergjence për këtë situatë.” tha Guxholli. 

/abcnews.al/