Dinamo nuk arriti të merrte pikë përballë skuadrës së Laçit, në sfidën e javës së 20-të të Abissnet Superiores, ndërsa skuadra rrezikon mbijetesën.
Trajneri Bledar Devolli nuk po arrin të marri pikët e para në drejtim të bluve ndërsa pas ndeshjes ishte shumë i zhgënjyer për këtë humbje.
“Normal që na prishi planet dëmtimi i Reginaldos, donim të kishim shpejtësi dhe thellësi. Gjynah ta humbasësh këtë ndeshje, më pëlqeu ekipi në pjesën e dytë.
Më vjen keq që marrim gol nga loja e ndaluar, por më bën optimist reagimi i skuadrës. Kemi ndryshuar pak të pjesa lart. Më pëlqeu grinta, shkuam me logjikë drejt portës.
Do ulim kokën, do vazhdojmë punën dhe do shohim përpara. Duhet përqendrim, sidomos në goditjet standarde, pasi kemi edhe shtatlartësi. E dyta: të ulim kokën, të përmirësojmë gabimet dhe ka shumë rëndësi të mos ulim entuziazmin.
Maliqi? E kishim përgatitur ndeshjen të kishim shpejtësi dhe thellësi: me Bardhin, Reginaldon dhe Mihanën. Futa Maliqin aty, sepse është lojtar i shpejtë dhe ka bërë mirë me Kukësin.
Të katërt mbrojtësit e Laçit janë të ngadaltë, ishim përgatitur t’i kapnim me shpejtësi. I kapëm dy herë në pjesën e parë me Bardhin, por ata shënuan dhe ne jo”, deklaroi trajneri i Dinamos. /f.a/abcnews.al