Tirana-Egnatia është dueli i fundit i javës së 20-të, i cili do të luhet në “Air Albania” ora 19:45.
Një duel interesant mes dy skuadrave të cilat luftojnë për 3 pikët në kahe të kundërta. Pasi kanë mësuar edhe rezultatet e kundërshtarëve të tyre, bardheblutë dhe rrogozhinasit do të kërkojnë fitoren.
Orges Shehi me djemtë e tij kanë domosdoshmëri fitoren për të mos u rrezikuar vendi i parë pas fitores së Laçit dhe Kukësit, ndërsa çunat e Zekirija Ramadanit do kërkojnë të përfitojnë nga humbja e kundërshtarëve të tyre për të dalë nga zona e ftohtë e tabelës së klasifikimit.
Për këtë sfidë të dy trajnerët kanë zgjedhur edhe “luftëtarët” e tyre që do iu besojnë këtë përballje, teksa kanë vendosur edhe për lojtarët titullarë që do të zbresin në “Air Albania”.
Formacionet zyrtare:
Tirana: Bekaj, Toshevski, Najdovski, Totre, Limaj, Ismajlgeci, Gjumsi, Xhixha, Behiratçe, De Silva, Toli. Trajner: Orges Shehi
Egnatia: Puja, Ymeralilaj, Krasniqi, Duranski, Ademi, Xhekson, Majkëll, Krivanjeva, Delarge, Imeri, Lila. Trajner: Zekirija Ramadani /f.a/abcnews.al