“Nuk ka vend në Shqipëri për opozitë të re, unë do doja të kishte por nuk funksionon”. Është ky qëndrimi i analistit Ermal Hasimja në studion e Mbrëmje në ABC News të Mirela Milorit, duke komentuar mesazhet e eurodeputetëve në Tiranë dhe reagimin e Ramës.
Duke folur për situatën aktuale politike në Shqipëri dhe djegien e mandateve, Hasimja thekson se në një kohë kur cënohet instrumenti i vetëm i demokracisë që janë zgjedhjet, opozitës nuk i mbetet gjë tjetër për të bërë dhe në këtë kontekst ai shton se problemi qëndron te morali politik dhe vjedhja e votave.
“Nëse preket instrumenti i demokracisë zgjedhjet e lira palës tjetër nuk i mbetet asgjë për të bërë, prandaj është e rëndësishme që zgjedhjet të jenë 100% të lira dhe të ndershme. Shqiptarët votojnë për këta njerëz. Ne jemi popull me kulturë, kemi zero moralin politik . Mirë do ishte që të kishte një elitë të re politike që të zëvendësonte këtë politikë. Problemi është çështje morali, sepse unë nuk mund të futem në parlament se nuk jam votuar. Në pralament dikush futet kur përfaqëson një grup njerëzish që e kanë votuar. Unë nuk përfaqësoj sot asnjë njeri dhe nuk e meritoj që të flas në parlament”.
I pyeur nëse opozita e re mund të bëhet nga Patozi, Topalli njerëz që kanë qenë në PD, hasimja i qëndron mendit se ajo dueht të krijohet nga njerëz me integritet, por e shikon të pamundur nëse nuk ndryshon qëndrimi ndaj hajdutëve
“Opozita e re duhet të bëhet nga njerëz me integritet moral. Këtu vidhet jashtëzakonisht shumë. Këtu vidhet jashtëzakonisht shumë. Edhe sikur të mbledhësh sot 200 njerëzit më të ndershëm e më të zgjuar nuk kanë për t’u votuar nga njerëzit, nuk votohen se gjërat do ndryshojnë kur të ndryshojmë qëndrimin ndaj hajdutëve”.
Sa u takon mesazheve të ndërkomëbatrëve Hasimja shprehet se eurodeputetët janë më të shqetësuar për stabilitetin sesa për demokracinë, ndërsa reagimi i Kryeministrit Rama është një përpjekje për t’ia hedhur fajin kundërshtarit.
“Stabiliteti i shqetëson ndërkombëtarët dhe demokracia. Qëndrime të tilla ka pasur dhe më përpara, edhe ndaj protestave të PS dhe është e pritshme. Në reagimin e Ramës shoh përpjekje për t’ia hedhur fajin kundërshtarit”. /abcnews.al