Ndërprerja e sfidës Argjentinë-Brazil, FIFA merr vendimin, ja çfarë do ndodhë

schedule18:17 - 14 Shkurt, 2022

schedule 18:17 - 14 Shkurt, 2022

Ditën e sotme është marrë vendimi për ndërprerjen e ndeshjes mes Argjentinës dhe Brazilit, e vlefshme për kualifikueset e Amerikës së Jugut për Botërorin “Katar 2022”  dhe e pezulluar më 5 shtator pas 9 minutash nga autoritetet shëndetësore për shkak të pranisë në fushë të disa lojtarëve të Premier League.

Arsyeja ishte se protokollet shëndetësor në Brazil ndalonin hyrjen e personave që kalonin në Mbretërinë e Bashkuar një javë para sfidës.

“Komisioni Disiplinor i FIFA-s doli në përfundimin se braktisja e ndeshjes ka ardhur si pasojë e mangësive të ndryshme të palëve të përfshira në përgjegjësitë dhe detyrimet e tyre përkatëse”, thuhet në deklaratën zyrtare të FIFA-së.

Federata Braziliane e Futbollit u gjobit për shkelje të rendit dhe sigurisë, ajo argjentinase për mosrespektim të detyrimeve në lidhje me rendin dhe sigurinë, përgatitjen dhe pjesëmarrjen në ndeshje. Sfida do të riluhet në një datë dhe vend që do të përcaktohet më vonë nga FIFA.

Lojtarët argjentinas Buendia, Emiliano Martinez, Lo Celso dhe Romero u skualifikuan përfundimisht për dy raunde për mosrespektim të protokollit shëndetësor. /f.a/abcnews.al