Jose Mourinho ka treguar besimin e tij të plotë te lojtarët e Romës.
Ka disa raportime që prej javësh kanë populluar lajmet e skuadrës italiane duke folur për marrëdhëniet e komplikuara mes trajnerit dhe skuadrës së tij.
Megjithatë, Special One” ka treguar të kundërtën në konferencën e fundit për shtyp.
“Ndryshe nga sa u tha gjatë javës, ky grup është i bashkuar dhe i pamposhtur për sa i përket ndjeshmërisë dhe miqësisë. Grupi është i bashkuar dhe askush nuk mund t’i dëmtojë ata”, tha ai. /abcnews.al/