Brenda pranverës do të hapet pjesa e Unazës së Madhe të Tiranës tek ish-sheshit “Shqiponja”.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, me anë të një postimi në rrjetet sociale. Rama shprehet se në këtë aks, aktualisht po punohet dhe për ndërtimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave.
Postimi i Ramës:
Unaza e Madhe e Tiranës
Brenda pranverës bëhet plotësisht e aksesueshme edhe pjesa e ish-sheshit “Shqiponja”
Po punohet edhe për ndërtimin e trotuareve dhe të korsive të biçikletave
/abcnews.al/