Për herë të parë prezantohen 3 vepra të piktorit të njohur të viteve ‘70 Edison Gjergo. Dy peisazhe dhe portreti gruas së tij Tatjana janë pjesë e koleksionit familjare. Studiuesi i artit Ylli Drishti vlerëson lirinë e tij krijuese asokohe ç’ka i kushtoi shtrenjtë, pasi për frymë modernizmi ai vuajti në burgun e Spaçit 8 vite heqje lirie.
Vetëm 10 piktura kanë shpëtuar nga koleksioni i piktorit disident Edison Gjergo. Katër prej tyre janë pjesë e koleksionit të veparve në Galerinë e Arteve, ndërsa 6 prej tyre ruhen në fondin e familjes, për herë të pare ekspozohen 3 krijime të vitit 1987.
Kritiku i artit Ylli Drishti vlerëson prezantimin e këtyre veprave, pasi bënë revolucion në artin e viteve ‘70 për të cilën u dënua edhe me 8 vite burg.
Punët e prezantuara shquhen për një frymë të veçantë, janë dy peisazhe të cilët janë më shumë impresioniste. Në veprën homazh ai ka vënë në qendër Bethoven dhe violinën, pasi ai thuhet se krijoi në efektin e muzikës së tij dhe bashkohësve të muzikantit.
Portreti dedikim gruas shquhet për një stil të pikturuari unik, ndryshe nga koha na shpjegon kritiku i artit Drishti.
Punët e Edison Gjergos do të vazhdojnë të prezantohen në Muzeun Historik Kombëtar deri përkrah 32 artistëve bashkëkohore. /abcnews.al
Gazetare: Leontina Nika