VIDEO/ “Skenë krimi”, rrethohet lokali ku u vra punonjësi i ujësjellësit në Shkodër

schedule20:06 - 13 Shkurt, 2022

schedule 20:06 - 13 Shkurt, 2022

Prek Tonaj 47 vjeç është qëlluar për vdekje në këtë lokal në fshatin Grudë të Shkodrës.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ka rrethuar lokalin ku ka ndodhur krimi.

Viktima është punonjës i ujësjellës kanalizimeve në Shkodër. 47 vjeçari është një emër i njohur për drejtësinë. Prek Tonaj do të përfundonte në pranga në vitin 2011, pasi së bashku me dy të tjerë po përgatiteshin të kryenin një vrasje që kishte për motiv hakmarrjen. Nuk dihet ende nëse ngjarja e sotme ka lidhje me planin për vrasje të 11 viteve më parë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!