Misteri vazhdon edhe 16 muaj pas zhdukjes misterioze të vajzës me origjinë shqiptarë të quajtur Artemisa në Koropi të Greqisë. Rasti i shumëfolur është rikthyer si temë në emisionin “Dritë në tunel” me fakte dhe dëshmi të reja, ndërsa nuk ka asnjë gjurmë nga 19-vjeçarja.
Në emision folën edhe prindërit e saj, të cilët ende nuk e besojnë se vajza e tyre është zhdukur. Babai i saj shprehet se lutet çdo ditë të marrë një telefonatë nga vajza e tij.
“Ne pyesim veten pse po na ndodh kjo. E dimë se çfarë po kalojmë kaq gjatë, një shkatërrim në thelb, çdo ditë nuk mund ta harrojmë Artemisën, lutemi të marrim një telefonatë, sepse shpresa vdes e fundit. Besojmë se diku duhet të jetë gjallë. Nëse na degjon, i lutem vetëm të na telefonojë. Është një fëmije i vogël 21 vjeç. Shkuam të kërkonim edhe diku ku na thanë që mund të ishte groposur, por nuk gjetëm gjë”, shprehet ai, raporton abcnews.al.
Disa persona i thanë familjarëve të Artemisës së mund ta gjenin trupin e saj në një zonë aty pranë, por nuk u gjet asgjë.
“Nuk dyshonim për asgjë, Artemisa ishte pak e mbyllur si tip. Ajo nuk po dilte. Unë ende insistoj që dikush e ka marrë atë nga rruga dhe nuk ka ikur vetë. Unë uroj që të ketë ikur me një djalë dhe të jetë gjallë. Që nga momenti që një djalë nga Pireu hyri në jetën e saj, gjithçka ndryshoi”, tha babai i saj i identifikuar si Jani Vasili.
Kronika e zhdukjes
19-vjeçarja Artemis u zhduk në Koropi mesditën e 16 tetorit 2021. Ajo doli nga shtëpia ku jetonte me familjen në Koropi në orën 14:00, për të aplikuar për punë në një dyqan lodrash në Peania.
Pak para orës 16:00, xhaxhai i saj thuhet se e ka parë duke pritur në stacionin e autobusit, ndërsa në orën 17:30 i është fikur celulari. Që atëherë Artemisa nuk ka dhënë shenja jete. /abcnews.al