Samiti i dytë mes Trump dhe Kim përfundon pa marrëveshje

schedule09:00 - 28 Shkurt, 2019

schedule 09:00 - 28 Shkurt, 2019

Samiti në Vietnam mes Presidentit amerikan Donald Tramp dhe liderit të Koresë së Veritu Kim Jong Un ka përfunduar pa asnjë marrëveshje. Kjo sepse sipas kreut të Shtëpisë së Bardh, Peniani priste heqjen e të gjitha sanksioneve. Një lëvizje për të cilën Uashingtoni nuk ishte dakord.

Nuk është arritur asnjë marrëveshje në samitin e Hanoit në Vietnam mes presidentit Donald Tramp dhe liderit koreanoverior Kim Jong Un. Lajmi është konfirmuar nga Shtëpia e Bardhë e cila në një deklaratë për shtyp shton se mbledhjet për sa i përket çarmatimit bërthamor do të vazhdojnë në të ardhmen. Në deklaratën e tij për gazetarët Tramp theksoi se kishte refuzuar kërkesën e Kim për të hequr sanksionet. Dita e dytë e samitit kishte nisur me një takim kokë më kokë mes dy liderëve, i cili zgjati 45 minuta

Në një deklaratë për mediat, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë Sarah Sendërs e përshkroi takimin mes dy liderëve si shumë të mirë dhe konstruktiv. Tramp dhe Kim diskutuan për mënyrat e ndryshme të avancimit të çarmatimit bërthamor dhe koncepteve bazë të ekonomisë.

Arsyeja për të cilën Donald Tramp dhe Kim Jong Un nuk arritën një marrëveshje në samitin e tyre në Hanoi është se koreanoveriorët kërkonin heqjen e të gjitha sanksioneve në territorin e tyre por Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk mund ta bënin një gjë të tillë, deklaroi kreu i Shtëpisë së Bardhë. Deklarata për media e Tramp u bë dy orë më parë se s’ishte parashikuar pasi takimi u mbyll më shpejt dhe pa një marrëveshje mes palëve. Tramp shtoi se nuk mund të hiqeshin të gjitha sanksionet për sektorin që Peniani dëshironte.

Ai tha se nuk kishte lëshuar pe për asgjë, por se gjithsesi mbetej një mik i mirë i Kim dhe i Koresë së Veriut. “Kanë një potencial shumë të madh, është e pabesueshme, por për sa I përket sanksioneve bëhej fjalë për një sektor që ne nuk e dëshironim,” vazhdoi Tramp. Kim JOng Un dëshironte heqjen e sanksioneve për të çmontuar kompleksin bërthamor strategjik në Jongbion. Por presidenti amerikan konfirmoi se Kim Jong Un i kishte premtuar se nuk do të bënte më asnjë test raketor që kishte të bënte me bërthamorin.

Por kreu i Shtëpisë së Bardhë pranoi se kishin pasur ditë produktive për sa i përket bisedimeve në Hanoi dhe marrëdhëniet me Kim Jong Un ishin të forta, por këtë herë ishte vendosur që të mos firmosej asgjë. Por ai shtoi se këndvështrimet e ndryshme ishin reduktuar ndjeshëm. Edhe pse Kim ka një këndvështrim që nuk përputhet me atë amerikan. Sekretari amerikan i shtetit Majk Pompeo u shpreh se Tramp dhe Kim ishin të bindur se ka pasur progres, por asnjëri nga ata nuk arriti të hidhte hapin e rradhës

Pavarësisht mungesës së marrëveshjes, presidenti amerikan këmbëngul se atmosfera ishte miqësore.

Para samitit lideri koreanoverior u shpreh i sigurt se do të kishte rezultatet pasi u impenjua se do të arrinte rezultatet që priteshin nga komuniteti ndërkombëtarë. Por Kim JOng Un nuk pranoi t’u përgjigjej pyetjeve rreth të drejtave të njeriut në vendin e tij për tu shpëtuar më pas nga Tramp i cili i tha gazetarëve ese po diskutohej për çdo gjë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!