Ligjvënësit britanikë votuan të mërkurën pro strategjisë së kryeministres Theresa Mej për Breksit, por vetëm pasi qeveria bëri një sërë konçesionesh. Ndërkohë, anëtarët e Dhomës së Përfaqësuesve hodhën poshtë planin e laburistëve që Britania e Madhe të jetë pjesë e një unioni doganor të përbashkët me BE-në edhe pas divorcit me Unionin. Por lideri Xheremi Korbin deklaroi se opozita do të punojë për opsione të reja, mes të cilave një referendum të dytë për Breksit dhe madje zgjedhje të parakohshme. Propozimet e laburistëve, që nëse do të miratoheshin do t’i hiqnin qeverisë të drejtën për menaxhimin e procesit të daljes nga BE-ja, u rrëzuan me 323 vota kundër përballë 240 vota pro. Ligjvënësit nga ana tjetër miratuan edhe një mocion që thotë se Mbretëria e Bashkuar në asnjë rrethanë nuk duhet të dalë nga BE-ja pa një marrëveshje. Në këtë mënyrë, kryeministrja Mej do të ketë dy javë kohë për të vijuar përpjekjet me BE-në për modifikimin e marrëveshjes. /abcnews.al
Britani, May i mbijeton votimit
schedule23:45 - 27 Shkurt, 2019
schedule 23:45 - 27 Shkurt, 2019