Ditën e sotme në ambientet e FSHF-së u bë verifikimi i propozimeve të kandidatëve për President të FSHF-së. Përveç Armando Dukës që ishte një nga kandidaturat që dihej dhe Dritan Shakohoxha që pritej, por kandidat është edhe Sulejman Starova.
Gjithashtu janë bërë verifikimet edhe për anëtarë të Komitetit Ezekutiv të Federatës së Futbollit që janë plot 12 kandidatura.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Federata Shqiptare e Futbollit në faqen e saj zyrtare.
“U zhvillua ditën e sotme mbledhja e Komisionit të Verifikimit, që kishte në axhendë verifikimin e ligjshmërisë së propozimeve dhe integritetin e kandidatëve të propozuar për President dhe anëtar të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit.
Në përfundim të mbledhjes, që erdhi një ditë pas përfundimit të afatit për depozitimin e kandidaturave për postin e Presidentit të FSHF-së dhe anëtarëve të Komitetit Ekzekutiv, pasi u shqyrtuan propozimet e sjella nga anëtarët, rezultoi se për postin e kandidatit për President të Federatës Shqiptare të Futbollit kanë marrë numrin e propozimeve të nevojshëm personat e mëposhtëm:
Armand Duka, Dritan Shakohoxha, Sulejman Starova
Kandidatët për anëtar të Komitet Ekzekutiv të FSHF janë 12, të cilët kanë marrë numrin e nevojshëm të propozimeve për të qënë zyrtarisht në garë, sëpaku 2 propozime, janë personat e mëposhtëm:
Abdyl Kuriu, Anila Basha, Arben Dervishaj, Bardhyl Jera, Envi Hicka, Ermal Tahiri, Ervin Canollari, Gjergji Petro, Lutfi Nuriu, Pano Xhixho, Vasil Bicaj, Ylli Ҫekiҫi.
Komisioni i Verifikimit është organi përgjegjës për organizimin dhe mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në përputhje me Rregulloren e Asamblesë së FSHF-së dhe kryerjen e kontrollit të integritetit, i miratuar në Asamblen e Përgjithshme të FSHF-së”. /f.a/abcnews.al